Ishte pjesë e dasmës së djalit, Shkurte Fejza i thotë disa fjalë për Lulzim Bashën

Të shtunë që lamë pas, Shkurte Fejza, ka organizuar dasëm të madhe për djalin e saj.

Të ftuar në dasëm, ishin shumë fytyra të njohura publike, në mesin e tyre edhe politikanë, shkruan lajmi.net

Pjesë e dasëm ishte edhe ish kreu i PD-së, Lulzim Basha, dhe gruaja e tij.

E pak ditë pas dasmës, Shkurte Fejza, ka publikuar një imazh krah Bashës dhe gruas së tij, teksa i ka thënë edhe disa fjalë.

“Të dashur z.Lulzim Basha dhe znj. Aurela Basha ishte kēnaqësi e madhe që ishit pjesë e gëzimit tonë familjar dhe duam të ju falenderojmë nga zemra, nga zemrat e dy prindërve në momentet ma të lumtura dhe të permbushura nga prezenca e miqëve ma të mirë. Sinçerisht Shkurte Fejza dhe Hajrush Behluli.”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, ekipi i emisionit “Mirage”, ishte i pranishëm në dasëm teksa ka sjellë detaje ekskluzive për lexuesit lajmi.net.