Ishte parashikuar një aheng në tubimin e demokratëve, pamje nga hapësira e braktisur nga mbështetësit e Kamala Harris

Derisa Donald Trump mbajti fjalimin e fitores në Florida një orë më parë, një skenë krejt tjetër ishte në kampin e Kamala Harris, ku ishte planifikuar të organizohet një aheng në Washington DC.

Imazhet janë shkrepur në Universitetin Howard, ku Kamala Harris dhe Tim Walz po shpresonin të shpallnin fitoren e zgjedhjeve të 5 nëntorit.

Por karriget dhe foltorja kanë mbetur të zbrazura, pasi zëvendëspresidentja njoftoi se nuk do të mbajë fjalim.

Të gjithë mbështetësit e kandidates demokrate kishin lënë gjësendet e tyre në hapësirën e paraparë për tubim, e deri më tani ajo është duke humbur në rezultatet aktuale nga kundërkandidati i republikanëve.

Në anën tjetër, republikanët kanë marrë nën kontroll Senatin amerikan duke siguruar 51 ulëse.