Ish-sulmuesi i Barcelonës mund të detyrohet të pensionohet në moshën 30-vjeçare –luajti me Messin, Iniestën dhe të tjerët

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Gerard Deulofeu ka thënë se ai mund të tërhiqet së shpejti nga futbolli për shkak të lëndimeve të përsëritura.

Sulmuesi spanjoll është lodhur nga dëmtimet e shpeshta dhe po mendon pensionimin edhe pse në një moshë të re.

“Unë e di për disa muaj që mund të mos luaj më kurrë. Nuk kam qenë në gjendje të bëj atë që dua për një kohë të gjatë: Nuk kam luajtur për më shumë se një vit. Nuk mund të them shumë, por ‘Po kaloj një sprovë. Nuk mund ta imagjinoni se çfarë po kaloj. Po përpiqem të shërohem në çdo mënyrë, por e kam pranuar idenë se mund të mos shërohem kurrë”, ka thënë fillimisht Deulofeu.

“Kam pasur një dëmtim në vitin 2020, gjuri im ishte shumë i traumatizuar, por arrita të shërohem. Pastaj pësova një tjetër lëndim, për herë të tretë dhe pati komplikime. Nuk mund të them shumë, sepse kam një marrëveshje me klubin tim, por do të them vetëm se është një kalvar i vërtetë, nuk e imagjinoni dot çfarë po më ndodh”.

“Megjithatë, po përpiqem të rikuperohem në çdo mënyrë, por po përgatitem edhe për atë që mund të jetë një karrierë pas karrierës”, përfundoi spanjolli.

Deulofeu aktualisht është pjesë e Udineses në Serie A. Ai pati një fillim fantastik atje, duke shënuar 16 gola dhe duke dhënë 12 asistime në një sezon e gjysmë. Megjithatë, ai ka qenë jashtë për shkak të një dëmtimi në gju që nga janari 2023.

Problemet e dëmtimeve të spanjollit e kanë përndjekur atë që nga viti 2020, kur ai pësoi një dëmtim në fund të sezonit me Ëatford.

29-vjeçari, i cili mbush 30 vjeç në mars, ishte pjesë e Barcelonës nga viti 2003 në 2015 dhe nga 2017 në 2018, duke bërë 23 paraqitje në ekipin e parë dhe duke regjistruar katër asistime.

Ai luajti disa ndeshje së bashku me lojtarë si Leo Messi, Andres Iniesta, Carles Puyol dhe të tjerë.