Ish-presidenti Sarkozi do të gjykohet për korrupsion

Procesi i Nicolas Sarkozy në çështjen e ashtuquajtur “Përgjimet” do të zhvillohet më 5 tetor, vendosi sot Gjykata e Llogarive e Parisit.

Sarkozy dyshohet se është përpjekur të marrë në fillim të vitit 2014, nëpërmjet avokatit të tij, Thierry Herzog, informacione sekrete për Gilbert Azibert, në atë kohë magjistrat i lartë, në një proces për sa i përket një shkëmbimi favoresh për një post në Monako.

Procesi i ish-presidentit (2007-2012) për korrupsion dhe trafik influence do të zhvillohet nga 5 deri më 22 tetor pas një seance ndërmjetësuese, të vendosur për më 17 qershor.