Ish-presidenti i Bayern Munich Uli Hoeness: Barcelona e dëshiron Lewandowskin, por s’ka si ti paguajë 1 miliardë euro borxhe

Ish-presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness, e ka “thumbuar” skuadrën e Barcelonës duke thënë se blaugranat janë të interesuar për Robert Lewandowskin, por në të njëjtën kohë nuk po arrijnë t’i paguajnë 1 miliardë euro borxhe.

Këto fjalë, dikur i pari i skuadrës gjermane, i tha pas interesimit të “blaugranave” për polakun të cilin bavarezët po synojnë ta mbajnë me çdo kusht në skuadër.

“Barcelona do Lewandowskin, po si mundet ta paguajnë kur kanë 1.3 mld euro borxhe”, tha ndër të tjera Hoenes, transmeton lajmi.net.

Barcelona të enjten e nisi një ofertë në drejtim të kampionëve gjermanë për lojtarin, por e njëjta u refuzua shumë shpejt.

Oferta ishte 35 milionë euro e cila u hodh poshtë menjëherë.