Ish-Miss Shqipëria bëhet nënë për të dytën herë

Floriana Garo është bërë nënë sërish, ish-Miss Shqipëria solli në jetë fëmijën e dytë ditën e hënë, dhe sot ka publikuar edhe foton e tij të parë.

Ajo ka zbuluar edhe emrin e vogëlushit, i cili quhet Priam. “Mirë se erdhe në këtë botë Priami ynë! E shijofsh sa me shumë çdo moment. Të duam pa fund!

Vetëm një vit më parë në 2018, ajo kishte lindur vajzën e parë të cilën kishte vendosur ta pagëzoj me emrin Adia.