Plago set në Shkup njëri nga sulmuesit e Zijadin Selës!?

Mbrëmë në mesnatë kanë ndodhur të shtëna në lagjen elitare Bardovcë të Shkupit në drejtim të një veture Mercedes, me ç’rast ka mbetur i plagosur Boris Mutkov i njohur me nofkën Fantom. Atij i janë shkaktuar lëndime dhe është dërguar në spitalin Sistina, por gjendet jashtë rrezikut për jetën. Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar 23 vjeçari me iniciale S.E., shkruan Sdk.mk.
Fantom është një nga të pjesëmarrësit e ngjarjeve të dhunshme të 27 prillit, kur sulmuesit u futën në ndërtesën e Kuvendit të Maqedonisë dhe sulmuan deputetët, duke i shkaktuar lëndime të rënda kryetarit të Aleancës, Zijadin Sela.
Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski tha se sipas informatave të para, bëhet fjalë për qërim hesapesh mes grupeve kr iminele. Poashtu do të verifikohet nëse ky rast ka lidhje me incidentin e ar matosur të para dy javëve në hotel Aleksandar Palace.