Ish ministrja e Financave në Maqedoninë e Veriut shijon pushimet në Mykonos të Greqisë

Sezoni i pushimeve verore tashmë ka filluar për shumë qytetarë, përcjell TV21. Në mesin e atyre që kanë përzgjedhur korrikun për pushime është edhe ish ministrja e Financave Nina Angellovska, e njohur si Nina Gruper. Ajo po shijon pushimet në një prej destinacioneve më të preferuara në Greqi, respektivisht në Mykonos. Nina në profilin e saj në Instagram ka shpërndarë disa fotografi nga plazhet dhe ahengjet që po shijon bashkë me shoqërinë e saj.