Ish-i i Livrpoolit: Haaland zgjodhi gabim, City është bërë skuadër më e vogël

Jamie Carragher, ish-futbollit i Liverpoolit deri në vitin 2013, tashmë opinionist në studiot televizive në Angli, ka deklauar se Erling Haaland ndoshta ka bërë zgjedhjen e gabuar duke iu bashkuar Manchester City-t.

Debati u ndez pasi City pësoi humbjen e tretë radhazi jashtë fushe nga Tottenhami të dielën pasdite.

Carragher argumentoi se City është bërë një “skuadër më e vogël” këtë sezon pas ardhjes së një numri 9 të njohur si Haaland, edhe pse ai ka shënuar 31 gola në vetëm 28 ndeshje në të gjitha garat.

Carragher theksoi se ndërsa vetë Haaland ka shënuar 25 gola në Premier League, City ka shënuar të njëjtin numër sa kishte në këtë fazë të sezonit të kaluar dhe ka pësuar më shumë.

Pas 21 ndeshjeve sezonin e kaluar, skuadra e Pep Guardiolës kishte shënuar 53 dhe pësuar 13, ndërsa këtë vit Cityzens kanë shënuar të njëjtin numër golash, por janë ndëshkuar më shumë (21 herë).