Ish funksionari i lartë i BDI-së e përkrah Ligjin për shtetësi (Video)

Edhe pse është ish funksionar i lartë i BDI-së, Rafis Aliti e përkrah Ligjin për nënshtetësi të propozuar nga opozita shqiptare. Aliti vlerëson se ky problem duhet të zgjidhet njëherë e përgjithmonë, raporton gazeta Lajm. Ai rikujton se edhe zgjidhja aktuale ligjore është e mirë, por se ka munguar vullnet politik për respektimin e Ligjit, prandaj ende kemi qytetarë pa nënshtetësi.