Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani ka dalë në paraqitje para mediave dhe ka folur për atë çfarë ndodhi dje në hapësirat e kësaj komunë, ku një grup i qytetarëve kishin shkuar të kërkonin llogari për ndalim të punimeve në Kishën në Gallatë.
Shabani grupin e qytetarëve e cilësoi si “kriminel, dhe që bënë sulm terrorist ndaj komunës”.
Ai shtoi se ka realizuar takim edhe me përfaqësues të Kishës së rajonit të Pollogut, por që të njëjtit janë distancuar nga ajo çfarë ka ndodhur dje.
Shabani edhe një herë deklaroi se “inspektorati ka konstatuar se hapësira në Kishë është e uzurpuar dhe ai menjëherë ka urdhëruar ndërprerje të punimeve”.