Isco është i lidhur me një kalim tek Evertoni

Mesfushori spanjoll, Isco mund të kalojë në Everton.
Isco ndërpreu bashkëpunimin e tij me klubin e Sevilla, kështu duke mbetur lojtar i lirë.

Gjatë afatit kalimtar të janarit ai ishte afër transferimit te Union Berlin, por një lëvizje e tillë nuk ndodhi.

Së fundmi sipas raportimit të ‘TuttoJuve’, Isco po lidhet me një kalim të mundshëm te Everton.

30-vjeçari është i hapur për një kalim në Premier Ligë nëse Everton paraqet një propozim me përfaqësuesit e lojtarit.

Mbetet të shihet nëse do realizohet një lëvizje e mesfushorit drejt ligës angleze.