Isa Mustafa u uron shërim të shpejtë të lënduarve nga aksidenti në Ferizaj

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve në aksidentin e sotëm në Ferizaj, raporton Gazeta Express.

Mustafa përmes një telegrami ka thënë se u uron shërim të shpejt të lënduarve.

“Me shqetësim mora lajmin për shpërthimin që ka ndodhur sot në Ferizaj. Në emrin tim personal dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës bashkëndjejmë me familjarët dhe të gjithë të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë.”, ka thënë Mustafa.

Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Basri Lenjani ka dhënë informacione për gjendjen e personave të lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole të gazit në një restorant në Ferizaj.

Në një konferencë të mbajtur bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ai tha se 15 persona kanë kërkuar trajtim në këtë klinikë.

Ai tregoi se 3 persona janë në mjekim intensiv.

“15 të lënduar si pasojë e eksplodimit të bombolës kanë ardhur në klinikë.  3 pacientë janë në kujdesin intensiv. Ndërsa, një 20 vjeqarje e cila ka diegie të kokës, qafës dhe pjesëve tjera, do të dërgohet për trajtim në Klinikën e Ortopedisë. 10 pacientë po qëndrojnë ende në klinikë, pasi janë duke u trajtuar”, shtoi ai.