Zemaj tregon gjendjen e të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj

Ministri i Shëndetësisë, Zemaj ka pohuar se ky është rast i rëndë, por pacientët në QKUK po e marrin trajtimin e duhur profesional.

“Unë bashkë këtu me mjekët e nderuar, profesionistët shëndetësorë që më treguan për gjendjen e pacientëve pas shpërthimit në Ferizaj. Erdha të shoh së afërmi trajtimin e tyre, të gjithë janë në jetë për fat të mirë dhe po e marrin trajtimin e duhur në bazë të kapaciteteve të QKUK-së. Ne vizituam edhe fizikisht, i pamë së afërmi, janë duke u trajtuar, vlen të theksohet koordinimi i mirë mes spitalit të Ferizajit dhe QKUK-së tregon profesionalizmin e profesionstëve tanë shëndetësorë. Dua t’iu uroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve dhe familjarëve sa më pak shqetësim sepse të lënduarit janë në duar të sigurta.”, tha Zemaj.

Nga gjithsej 43 të lënduar nga ky shpërthim, 15 prej tyre aktualisht janë në QKUK, 5 prej tyre i janë nënshtruar operimit ndërsa 4 janë në pritje.