ShowBiz Irina Shayk ekspozon fizikun joshës në bikini të verdha neon gjatë një...

Irina Shayk ekspozon fizikun joshës në bikini të verdha neon gjatë një dite relaksuese në Ibiza

Ajo është e famshme për pamjen e saj mahnitëse dhe fizikun e lakmueshëm.

Dhe të enjten (4 gusht), Irina Shayk ekspozoi fizikun e saj të supermodeles me bikini të verdha neoni gjatë një dite relaksuese plazhi në Ibiza të Spanjës.

36-vjeçarja e Vogue nga Rusia shfaqi belin e saj të hollë dhe këmbët e tonifikuar në setin e rrobave të banjës pa rripa.

Bikini me tanga ia ekspozonte trupin e saj të zbukuruar në palestër në të gjithë shkëlqimin e tij, ndërsa ajo shijonte ditën me diell.

Irina shkoi me fytyrë të freskët dhe pa makijazh teksa mbante një palë syze dielli të zeza që i mbronin sytë.

Në fillim të këtij viti, gjatë një interviste për “Vogue” britanike, Irina foli për fillimin në industrinë e modelingut në moshë të re dhe se shkoi në Paris për të modeluar kur ishte 19-vjeçare.

“Ishte një apartament me tetë modele që ndanin dy banja”, shpjegoi ajo.

Ndonëse nuk fitonte shumë para dhe disa ditë nuk kishte mundësi të hante, Irina shtoi: “Ishte koha më e bukur që kam kaluar ndonjëherë”.

Ajo gjithashtu tregoi se i qëndroi besnike asaj që ishte dhe nuk ndoqi standardet e shoqërisë për të humbur shumë peshë për të qenë modele.

“Nuk ndjeva presion për të humbur kilogramë dhe për të ngjyrosur flokët dhe gjithmonë, ende tani, i qëndroj asaj. Mendoj se industria po ndryshon për mirë”, tha modelja ruse.

Modelja u shpreh edhe për lidhjen e saj të kaluar me Bradley Cooper.

Të dy filluan të takoheshin në vitin 2015 dhe vajza e tyre, Lea, lindi dy vjet më vonë në 2017. Në vitin 2019, Irina dhe Bradley u ndanë.

Megjithatë, ish-çifti ende qëndrojnë në kontakt për të qenë prindër të mirë për vajzën e tyre.

“Jeta pas Bradleyt është padyshim reflektuese dhe mendoj se në të gjitha marrëdhëniet e mira ju sjell më të mirën dhe më të keqen, është thjesht natyra e një qenieje njerëzore”, tha ajo.