Irani dhe Izraeli thonë se kanë ndaluar sulmet ndaj njëri-tjetrit, pasi shkëmbyen zjarr për herë të parë që nga armëpushimi i prillit.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të hënën se vendi i tij po ndalte sulmet “për momentin”. Por ai theksoi se lufta kundër Iranit dhe grupit Hezbollah në Liban të mbështetur nga Irani “nuk kishte mbaruar”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ushtria e Iranit tha më parë se kishte ndaluar operacionet pas një “përgjigjeje të dhimbshme” ndaj Izraelit. Ajo premtoi “masa më të ashpra dhe shkatërruese” nëse Izraeli do të kryente më shumë sulme, përfshirë edhe në Liban.
Më vete, presidenti Donald Trump tha se ekuipazhi i një helikopteri të ushtrisë amerikane ishte “mirë” pasi mediat amerikane raportuan se një helikopter ishte rrëzuar në Ngushticën e Hormuzit.
Gazeta New York Times tha se një helikopter Apache me dy anëtarë të ekuipazhit u rrëzua në rrethana të paqarta dhe ekuipazhi u shpëtua në mënyrë të sigurt.
Trump nuk dha detaje rreth asaj që shkaktoi incidentin, por tha se nuk kishte “të lënduar” dhe Shtëpia e Bardhë do të jap detaje më vonë.



