Iran, rritet në 2.640 numri i të vdekurve nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Iran janë shënuar 123 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (Covid-19) duke e rritur në 2.640 numrin e të vdekurve në vend.

Në lajmin e televizionit shtetëror të Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin kanë humbur jetën 123 persona.

Më këtë është rritur në 2.640 numri i të vdekurve nga koronavirusi në vend, tha Jahanpour i cili shtoi se me shtimin e 2.901 rasteve të reja numri i rasteve ka arritur në 38.309.

Jahanpour theksoi se pas përfundimit të trajtimit nga spitali janë liruar 12.391 persona.

Covid-19 për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.