Iran, një deputet pozitiv ndaj koronavirusit

Deputeti i Parlamentit të Iranit, Mahmut Sadiki, tha se ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus të ri (Covid-19).

Deputeti reformist, në mesazhin e publikuar në Twitter, tha se “Testi im ndaj Covid-19 doli pozitiv. Këtë mesazh po e transmetojë në gjendje kur shanci im për të jetuar në këtë botë është pak”.

Ai i bëri thirrje kryetarit të Gjyqësorit, Ibrahim Reisi, “që të lirojë të burgosurit politik” për të parandaluar shpërndarjen e virusit mes të burgosurve, duke shtuar se kjo është kërkesë e familjeve të burgosurve politik.