Konfirmohet rasti i parë i koronavirusit në Zvicër

Autoritetet zvicerane gjatë ditës se sotme kanë konfirmuar rastin e parë të koronavirusit, njofton Zyra Federale zvicerane për Shëndetësi.

Ende nuk dihet se në cilin qytet ishte konfirmuar rasti i parë, derisa zyrtarë të kësaj zyreje nuk kanë dhënë më shumë detaje, raporton Reuters.

Televizioni zviceran RTS ka raportuar se autoritetet në Ticino, në kufirin me Italinë, e kanë konfirmuar se rasti ka ndodhur në rajonin e tyre.

Ndryshe, më shumë se 2.600 persona kanë vdekur nga koronavirusi, kryesisht nga Kina, teksa është përhapur në rreth 30 shtete tjera.