Irak, vritet analisti politik Hisham al Hashemi

Sulmues të armatosur në Bagdad vranë Hisham al Hashemin, ish-këshilltar i njohur i Qeverisë irakiane dhe analist politik, kumtuan policia dhe burimet shëndetësore.

Hashemi u vra në afërsi të shtëpisë së tij. Burime policore deklaruan se sulmues të armatosur në motoçikleta kanë shtënë në drejtim të Hashemit para shtëpisë së tij në lagjen lindore të Bagdadit, Zajun.

Ai shkroi shumë tekste për Shtetin islamik dhe për milicitë që punonin në Irak me mbështetje të Iranit.

Agjencitë botërore informojnë se Hashemi ka pasur lidhje të mira me politikanë, aktivistë dhe funksionarë në Parlamentin irakian, si dhe se ka punuar si këshilltar në ish-Qeverinë e kryeministrit irakian, Hajder al Abadi.

Një përfaqësues zyrtar i qeverisë së tanishme irakiane të kryeministrit Mustafa al Kadimi deklaroi se Hashemi ka punuar jozyrtarisht si këshilltar i tyre.

Deri më tani askush nuk e mori përgjegjësinë për vrasjen e Hashemit.