Interpoli e kërkonte, policia greke e kap në Selanik! Arrestohet 43-vjeçari i kërkuar nga Maqedonia

Policia greke ka arrestuar në qendër të Selanikut një 43-vjeçar, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar përmes Interpolit nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

Sipas policisë greke, i arrestuari kërkohej për veprën penale “vjedhje e rëndë”, ndërsa ndalimi i tij është realizuar gjatë kontrolleve të rregullta policore në qytet.

43-vjeçari pritet të dalë para autoriteteve kompetente greke, ku do të nisin procedurat për ekstradimin e tij në Maqedoninë e Veriut.