Interpelanca dhe padia do të mbeten në hasra-Jurisprudenca është në anën e gjuhës shqipe !

Nga Qenan Aliu

Talat Xhaferi gjatë interpelancës e ka shansën të mbrohet dinjtetshëm dhe në mënyrë të argumentuar juridike dhe politike. Jovetëm të bazohet në forcën e numrave në kuvend sepse ajo do ta shperfaq të mjerë politikisht.Nëse nuk dinë duhet të këshillohet nga ata që dinë.

Edhe pse amandamenti kushtetues duke e lexuar në mënyrë eksplicite të mbush veshin se është siç thotë opozita, por njeriut me logjikë nuk mund tia mbush mendjen. Kushtetuta nuk është vetëm për ta LEXUAR, por edhe për ta INTERPRETUAR në kuadër të frymës së saj dhe analogjive.

Apasiev dhe ju të Vmro-Dpmne-së, kuptoeni njëherë e përgjothmonë; Talat XHAFERI së pari është DEPUTET e më pastaj kryetar kuvendi. Dhe ju lutemi, e drejta e gjuhës është e drejtë NOMADE për secilin qytetarë, ajo shkon me te kahdo dhe kudo që ai të shkoj dhe ai të gjindet,kjo vlenë edhe për Talat Xhaferin.

Ajo që shkruan në amandament është NOMOTEHNIKË aq me tepër kur bëhet fjalë për një kushtetutë me plot kundërthënie dhe paradokse . Prezentimi në cilësi të kryekuvendarit nuk mund të pengojë të drejtën e përdorimit të gjuhës amtare të të parit midis të barabartëve .

Po a ka mundur të flas anglisht apo frengjisht, po a janë këto gjuhë zyrtare në RMV sipas kushtetutës ?! Ndonëse mund të apelohet si kryekuvendar për çështje të tjera por jo për ate se paska performuar në gjuhën amtare në ndonjë forum ndërkombëtar,sipas jush në kundërshtim me kushtetutën.
Andaj jovetëm interpelanca por edhe padia juaj do të mbetet në hasra. JURISPRUDENCA është në anën e GJUHËS SHQIPE !