Interi projekton dy transferimet e ardhshme, njëri në janar dhe tjetri në verë

Interi i ka vënë sytë te mbrojtësit të majtë i Valencias, Jesus Vazquez dhe mund të nënshkruajë me Marcus Thuram si lojtar i lirë gjatë verës.

Nerazzurrët duan të forcojnë ekipin e tyre në afatin kalimtar të dimrit dhe sipas La Gazzetta Dello Sport, mbrojtësi 19-vjeçar i Valencias, Jesus Vazquez është ndër objektivat e tyre për janarin.

Reprezentuesi i Spanjës U19 ka luajtur katër ndeshje nën drejtimin e Gennaro Gattusos këtë sezon, kështu që gjigantët e Serie A shpresojnë që ai të lejohet të largohet në huazim me një opsion blerjeje.

Sipas raportit, kontaktet paraprake mes dy klubeve tashmë kanë filluar.

Objektivi kryesor i Interit për krahun e majtë është Alfonso Pedraza i Villarrealit, por Nëndetësja e Verdha kërkon të paktën 20 milionë euro dhe nuk është e hapur për të huazuar reprezentuesin spanjoll.

Nerazzurrët janë gjithashtu admirues prej kohësh të Marcus Thuram të Borussia Monchengladbach.

25-vjeçari, djali i ish-yllit të Serie A, Lilian, ka shënuar 13 gola në 17 paraqitje këtë sezon dhe kontrata e tij skadon në verë.

Beppe Marotta mund të bëjë lëvizjen e tij në janar, duke u përpjekur të bindë sulmuesin francez që të nënshkruajë një marrëveshje para-kontrate përpara një transferimi të lirë në verë.