Interesim i jashtëzakonshëm për konferencën e Messit

Messi do të mbaj konferencë shtypi në “Camp Nou” nga ora 12:00, shkruan lajmi.net.

Futbollisti do të flas për të gjitha detajet se si nuk arriti të nënshkruaj kontratën e re me Barcelonën.

Ai thuhet se do ti shpalos të gjitha, dhe do të jep përgjigjie në të gjitha pyetjet e gazetarëve.

Në ndërkohë interesimi është tejet i madh për të përcjellur fjalimin e tij.

Kur kanë mbetur më pak se tri orë deri te fillimi i saj tashmë janë mbi dy mijë persona që janë duke pritur me padurim në Youtube nisjen e saj.

Dhe mund të imagjinojmë se qindra mijëra tifozë të futbollit do të ndjekin atë live më vonë.

Sulmuesi është shumë afër të kompletoj transferimin e tij në Francë te PSG. /Lajmi.net/