Inter synon blerjen e Gosens vitin e ardhshëm

Interi prej kohësh është vënë në kërkim të një mbrojtësi të majtë kualitativ, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘Calcio Mercato’, gjiganti italian ka identifikuar futbollistin e Atalantas, Robin Gosens si objektiv për verën e ardhshme.

‘Nerazzurët’ e shohin Gosensin si zëvendësues ideal të Ivan Perisic që vitin tjetër pritet të largohet si futbollistë i lirë.

27-vjeçari, ka kontratë me Atalantan deri në qershor të vititi 2023, por ai mund të negociojë në fund të sezonit një transferim te Interi.

Gjermani, shkëlqeu edicionin e kaluar me klubin nga Bergamo duke realizuar 12 gola e tetë asistime në 44 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.