Inter përgatit ofertën për Dybala

Inter po përgatisin ofertën për sulmuesin argjentinas, Paulo Dybala.

Dybala nuk do ta vazhdojë karrierën e tij me skuadrën e Juventus, pasi kontrata e tij të skadojë në fund të këtij sezoni.

Inter vazhdon të jetë skuadra më e mundshme për të siguruar kartonin e argjentinasit dhe ‘Zikaltërit’ po bëjnë gati ofertën për të kontraktuar lojtarin, përcjell lajmi.net.

Siç mësojnë mediat italiane, skuadra e Inter është gati t’i ofrojë lojtarit rreth 6 milionë euro për sezon.

‘Nerazzurri’ nuk kanë bërë akoma ofertën sepse duhet të lirojnë së pari hapësirën për paga në strukturën ekonomike të klubit.