Inter në telashe para derbit me Milanin, mund ta humbas Sanchezin

Antonio Conte mund të humbas për derbin kundër Milanit sulmuesin Alexis Sanchez, raportojnë mediet në Itali.

Sulmuesi ka qenë në formë të mirë në fillim të këtij sezoni në Serie A, por diçka duket se ka shkuar keq gjatë grumbullimit te ekipi kombëtar.

Lojtari para ndeshjes mes Kilit dhe Kolumbisë, ka vuajtur nga një lëndim i muskujve.

Pavarësisht këtij problemi, ai ka pranuar të dilte në fushë për këtë ndeshje.

Ai tani është kthyer në Milano në një gjendje të dobët fizike, duke rrezikuar të humbas derbin e së shtunës.

Tek Inter ende nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë, por të gjatë ditës së premte pritet të mësohet nëse Sanchez do të jetë në dispozicion të Antonio Contes.