16 vjet më parë Messi debutonte për Barcelonën, pjesa tjetër është histori

Historia e Barcelonës do të ndryshonte përgjithmonë pikërisht 16 vjet më parë.

Barcelona në atë datë, mposhte Espanyolin 1:0, dhe në atë ndeshje bënte debutimin profesional Lionel Messi.

Messi tashmë kishte bërë disa paraqitja për ekipin e dytë të Barcelonës në Segunda Division B, por ish trajneri i skuadrës së parë katalane, Frank Rijkaard, ishte impresionuar nga loja dhe stërvitja e tij.

Rijkaard kishte ftuar 17 vjeçarin në stol kundër Espanyol dhe vendosi t’i jepte tetë minuta lojë, duke zëvendësuar Decon.

Që nga ajo kohë, karriera e Messit në Barcelonë ka qenë emocionuese.

Ai në 734 ndeshje ka shënuar 635 gola, duke asistuar edhe 279 herë.

Messi ka ndihmuar Barcelonën të fitojë 10 tituj të La Ligas dhe katër herë Ligën e Kampionëve, e po ashtu edhe disa tituj të tjerë.

Në aspektin personal, Messi ka fituar gjashtë herë Topin e Artë.

Vlen të ceket se 33 vjeçari argjentinas është golashënuesi më i mirë në histori të Barcelonës.