Inter gjen pasuesin adekuat të Sanchez

Sanchez pavarësisht që kohëve të fundit ka gjetur formën e duhur, vazhdon të jetë i lidhur me largimin nga “San Siro”, pasi që nuk është gjithmonë titullar, transmeton lajmi.net.

“Calciomercato” raporton se Inter e sheh Caicedon si zëvendësuesi adekuat që t’i bashkohet “Neurazzurëve” në rast që kiliani largohet.

Caicedo në të kaluarën ka luajtur nën urdhrat e Simeone Inzaghit te Lazio, derisa këtë edicion ka shënuar vetëm një herë në pesë ndeshje për Genoan.

Edhe vetë futbollisti është i hapur që t’i bashkohet kampionit momental të Italisë, me të cilët edhe do ishte pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve.