Interi është i interesuar për të nënshkruar me Henrikh Mkhitaryan në afatin kalimtar veror.
“Zikaltrit” dëshirojnë ta përforcojnë vijën e sulmit me elementë cilësorë, e njëri ndër ta është pikërisht armeni.
Kontrata e ish-lojtarit të Arsenalit me Romën skadon këtë verë, por, në të njëjtën kohë lojtari ka edhe ofertë kryeqytetasit për ta vazhduar qëndrimin.
Mbetet të shihet se ku do të përfundojë lojtari pas përmbylljes së merkatos.