Faqja e specializuar me famë botërore Comparisonator ka llogaritur me ndihmën e inteligjencës artificiale se cili është aktualisht sulmuesi më i mirë në Superligën Turke sipas indeksit të shërbimeve.
Gjatë gjithë sezonit dy klubet më të mëdha turke, Galatasaray dhe Fenerbahce, po luftojnë për trofe, e njëkohësisht tifozët po debatojnë se kush është sulmuesi më i mirë, Mauro Icardi apo Edin Dzeko.
Dy sulmues të mëdhenj po luftojnë për titullin e golashënuesit më të mirë në kampionatin turk dhe aktualisht Icardi ka 21 gola, një më shumë se kapiteni i kombëtares së Bosnjë-Hercegovinës.
Deri në fund të sezonit, të dy kanë edhe nga katër ndeshje të tjera dhe të gjithë janë me sy e vesh tek gara e titullit dhe ‘Këpucës së Artë’.
Gjatë kësaj kohe, Comarisonator ka përdorur inteligjencën artificiale dhe ka llogaritur indeksin e dobisë së sulmuesve, duke dhënë kështu një përgjigje se kush është sulmuesi më i mirë në Turqi për momentin. Janë marrë parasysh të gjithë sulmuesit e skuadrave në Superligë dhe janë veçuar pesë.
Icardi është sulmuesi i parë në ligë sipas inteligjencës artificiale. Këtë sezon argjentinasi vazhdoi aty ku e la sezonin e kaluar dhe në 43 ndeshje në të gjitha garat ka 28 gola dhe 11 asistime.