Instituti për sëmundje të mushkërive dhe tuberkuloz në Shkup, së bashku me shoqatat profesionale: Shoqata Mjekësore e Maqedonisë, Shoqata e Pneumoftiziologëve dhe Shoqata e Pediatrisë Maqedonase iu bashkua aktiviteteve të sivjetshme të Partneritetit Stop TB, e cila është një nismë dhe partneritet ndërkombëtar nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara, me seli në Gjenevë, Zvicër, në lidhje me kremtimin e Ditës Botërore për të luftuar tuberkulozin (TB) më 24 mars 2023. Çdo vit, më 24 mars, përkujtohet dita e vitit 1882 kur Dr. Robert Koh shpalli zbulimin e bacilit të tuberkulozit. Kjo ditë është për mobilizim dhe angazhimi politik dhe social për përparim të mëtejshëm drejt eliminimit të TB-së si një barrë e shëndetit publik. 2023 do të jetë një vit i rëndësishëm për të gjithë ne të përfshirë në luftën kundër tuberkulozit dhe përfaqëson një “vit shprese” për të marrë mbështetjen, vëmendjen dhe energjinë e plotë në mënyrë kolektive “PO! Ne mund t’i japim fund tuberkulozit.”, thuhet në kumtesën e Institutit për TB. Ndryshe, për nderë të kësaj dite qyteti i Shkupit u solidarizua me të sëmurët me tuberkulozë duke ndriçuar Urën e Gurit me të kuqe.

Ditët e fundit është folur më shumë për mundësinë që Leo Messi të rikthehet në Barcelonë nga sezoni i ardhshëm, duke qenë se kontrata e tij me PSG përfundon në qershor dhe nuk ka asnjë lajm për rinovim pas Kupës së Botës.

Sergi Roberto dhe Sergio Kun Aguero, i kanë shtuar edhe më shumë spekulimet në kohën  fundit për një rikthim të Messit aty, ku e fillojë karrierën e tij në Camp Nou.

Edhe presidenti i klubit, Joan Laporta, ka folur së fundmi, duke thënë se argjentinasi i ka dyert e hapura te Barcelona.

“Messi është lojtari më i mirë në histori. Ai ka qenë lojtari më i rëndësishëm në historinë e Barçës. Duhet të jem shumë i kujdesshëm me atë që them. Messi është një lojtar i PSG-së dhe unë duhet të kem respekt”.

“Leo e di që ne e kemi atë në zemrat tona. Është pjesë e mburojës sonë”, deklaroi Laporta.

Duke parë prapa, Laporta erdhi për të justifikuar disa vendime të vështira që mori në fillimin e mandatit të tij të dytë presidencial në Barça në 2021, mbi të gjitha, për të mos rinovuar Messin.

“Trashëgimia që gjeta kur u bëra president nuk ishte aspak e mirë dhe duhej të merrja një vendim me të cilin nuk jam i kënaqur. Duhet të gjej një mënyrë për të përmirësuar marrëdhëniet aktuale të Messit me Barçën. Do të shohim, por ai e di që dyert e Barçës janë të hapura”, pëfundoi Laporta. /Telegrafi/