Instituti i Shëndetit Publik: Rriten për 22,2% rastet e infektimti me virus

Raporti i Institutit t; Shëndetitit Publik tregon se në periudhën prej 8 deri më 14 mars 2021 ka pasur rritje të numrit të vdekshëmrisë nga koronavirusi. Sipas të dhenave të institutit gjithsej kanë ndërruar jetë 129 persona nga 21 qytete, 2.3 % më shumë se javën e kaluar. Nga të vdekurit 110 persona ishin mbi 60 vjeç, 17 rreth moshës 50-59 vjeç, dhe nga dy presona në grupmoshën 40-49 vjeçare.

Në të njejtën periudhë janë regjistruar 5.456 raste të reja pozitive me koronavirus në 34 qytetet të vendit tonë, me një rritje prej 22.2% krahasim me javëm që lamë pasë. Pjesa më e madhe e tyre janë nga qyteti I Shkupit, ndërsa, icidenca më e lartë javore është regjistruar në Demir Kapi.

Instituti i Shëndetit Publik

“Të infektuarit janë nga të gjitha grupmoshat, por më e zakonshmja është mosha mbi 60-të vjeçare (26.3%), numër I madh I të sëmurëve është regjistruar edhe tek pesonat 30-39 vjeç (19.5%), 40-49 vjeç (17.9%), 50-59 vjeç (16.5%), dhe 20-29 vjeç (12.8%). Ndërsa, numri më I vogël I të in fektuarve është regjistruar tek fëmijët nga mosha 0 -9 vjeç (2.1%), dhe nga 10-19 vjeç (4.6%)”

Raporti gjithashtu ka treguar se 2.737 të infektuar me koronavirus janë shëruar, shifër kjo që është 29.7% më pak se javën e kaluar.

Më datë 17 të muajit të kaluar në vendin tonë ka filluar imunizimi ndaj Kovid-19, ndërsa përfshirë me datën 15 të këtij muaji, gjithsej janë vakasinuar 5.061 punonjës shëndetësor. /SHENJA/