​Alarm te Barcelona, Laporta në telashe për shkak të mungesës së parave

Zgjedhja e Joan Laportas si presidenti i ri i Barcelonës kishte për qëllim të paralajmëronte një epokë të re të qetësisë dhe progresit në “Camp Nou”.

Sidoqoftë, pak më shumë se një javë pas zgjedhjes së tij ka një alarm në klub – siç detajohet nga një raport në “El Periodico” sipas të cilit ai nuk është në gjendje të bëjë një pagesë të detyrueshme.

Sipas statutit të klubit, çdo president i sapo zgjedhur duhet të bëjë një pagesë depozituese prej 15 përqind të buxhetit të klubit e cila aktualisht qëndron në 124.6 milionë euro brenda dhjetë ditëve nga zgjedhja e tyre.

Sidoqoftë, kompania e energjisë së rinovueshme Audax Renovables me qendër në kryeqytetin katalanas ishin kompania me të cilën Laporta kishte një marrëveshje për të paguar 70 milionë euro të asaj shume, por që u prish të hënën për shkak të natyrës së marrëveshjes.

José Elías Navarro, themeluesi i Audax, ka pohuar se do të ishte e pamundur për të që të financonte klubin, ata mund t’i ndihmojnë katalanasit vetëm në një nivel menaxherial dhe eksperience.

Tani, Laporta duhet të përpiqet për një Plan B dhe sugjerohet që ai mund të marrë hua shumën nga HPS Partners, por ata do të kërkonin 5 përqind të interesit gjë që do të shtonte problemet financiare të klubit.

Mbetet e paqartë saktësisht se si Laporta do ta zgjidhë këtë çështje, por ai po përpiqet për të gjetur një mbështetës financiar në një periudhë afatshkurtër për të siguruar që ai mund të plotësojë zyrtarisht pozicionin presidencial të Mërkurën.