Institucionet fasadë të Maqedonisë së Veriut

Shkruan: Faton Halili

Maqedonia si shtet i themeluar në vitin 1991 ja ka dalë në mënyrë briliante të themelojë institucione fasadë ku që nga atëherë e deri më sot po vazhdon të futet në kolaps të tmerrshëm ku parazitët dominojnë pozitat e hierarkisë me vite duke akuzuar këta saprofitë të tjerë me pseudonime aq banale për shqisat e njeriut , se bëjnë pjesë tek kriminelët , hajdutët , mafiozët etj.

Tash e 30 vite ata nuk arritën sëpaku një institucion gjyqësor ta ndërtojnë si duhet jo për popullin e mjerë se ska ç’na duhet neve,!! mirëpo për vetë ata që akuzat për njëri tjetrin ti vërtetojnë ,ti burgosin dhe ti dënojnë grindavecët trazovaq, që të rrini të qetë në kolltuqet milionëshe.!! Duke marrë me rradhë për nga problemi i tyre , po si s’arritën ta ndërtojnë një sistem shëndetësor me kualifikime si duhet prap përsëris jo për popullin , ama për familjarët e tyre sëpaku , u lodhën të shkretët duke i dërguar jashtë shtetit të afërmit për mjekime fundamentale.!!! E radhës për nga brenga e tyre është arsimimi , po e marrtë dreqi se si s’arritët arsimin e mesëm ta inkuadroni ashtu si duhet në nivele ballkanike se nuk pretendojmë më shumë ne mos na keqkuptoni , po me universitetet çka bëtë , punësime dhe supermarket i blerjeve të diplomave me shumicë dhe pakicë , prap e them mos na keqkuptoni se se kemi për të mirën e këtij mileti të gjakosur!!! Po e kam për ju se u fikët me shuma marramendëse duke “shkollu”fëmijët tuaj jashtë shteti me ekspedita dhe xhiro nëpër botë…

Po me të shkretën infrastrukturë të kësaj dërzhave çka bëtë , ende e kësaj dite kemi fshatra përreth që uji dhe kanalizimi i mungon eh mos të flas për ndonjë copë asfalltë të përpunuar qindra herë deri sa na arriti përpara dyerve me një dhuratë kancerogjene , se të shkretët ne s’jemi të pangopur , e dimë tërbimin e hyqymetit se kur bëhet nervoz , edhe vrima e miut bën vend për tu strukur , ju lutemi prap mos na u hidhëroni efendi hyqymet se se kemi për vete , po për ju se ato makinat luksoze , i dërmuat e i sakatosët nëpër udhët me gropa kur po ktheheni për tek villat t’uaja , andaj po mendoja nga gjithë këto derte me halle e probleme që po keni hyqymet , largohuni pak me pushime , jo për të mirën tonë , po për ju se mileti ju ka në kokë e spo dinë se si t’iu rahatojë.