Instant tiketa të reja zbavitëse të Lotarisë shtetërore

“ Ishulli i thesarit të fshehur ” dhe “Bingo”

Lotaria shtetërore pasuroi paletën e instant lotarisë me dy instant tiketa të reja për zbavitje afatgjate.

Kërkuesit e zbavitjes, fitoreve dhe adrenalinës i pret lojë avanturistike e re në kërkim të thesarit të fshehur. Gjithçka çka duhet të bëni është ti ndiqni shigjetat e fushës për gërvishtje, në formë të hartës. Kërkimi është zbavitës, kurse gërvishtja në kahje të shigjetave mund të ju çojë deri tek premia kryesore prej 1 000 000 denarëve (5 х 1 000 000 den.), ose fitore të shumta në para.

Për të gjithë lojëtarët e flaktë të lojës së fatit bingo, Lotaria shtetërore përgaditi instant tiketë me emrin ”Bingo”. Me Lotarinë shtetërore, kjo lojë zbavitëse e fatit, për herë të parë shfaqet në instant tiketë. Tani mundet bukfalisht “të gërvishtet” bingo. Në tiketë ka dy pjesë të veçanta për gërvishtje: fusha me numrat bingo (në anën e majtë), e cila përmban 24 numëra (prej 1 deri 90), ndërsa në anën e djathtë të tiketës janë 4 kombinime bingo (me nga 3 rreshta).

Përputhshmëria e 15 e bingo numërave të gërvishtur me të gjithë numërat në njërën nga kombinimet me nga 3 rreshta, do të thotë bingo fitore, kurse shuma e bingo fitores është e shkruar mbi secilën nga 4 kombinimet. Krahas premive të bingo kombinimeve individuale në shumë prej 600 000 den. (x 6), 120 000 den. (x 10), 60 000 den. (x 20) dhe 30 000 den. (x 50), mund të fitohen edhe dy kategori – dy rreshta (pavarsisht cilat dy rreshta nga tre rreshtat të një kombinimi, ku përputhen 10 numrat) dhe një rresht (pavarësisht cili nga tre rreshtat të një kombinimi, ku përputhen 5 numra), si në lojën e rregullt të bingos. Besojmë se simpatizuesit e lojës bingo, shpejt do ta pranojnë këtë instant tiketë, sepse mënyra e lojës është shumë e njohur dhe zbavitëse.

Me këto dy instant tiketa, përmes kërkesës së thesarit të fshehur dhe zbulimin e numërave bingo, Lotaria shtetërore e pasuron mundësinë për fitim ndërsa për adhuruesit e instant lotarisë, ofron zbavitje afatgjate.
Mosha minimale për pjesëmarjen në lojërat e fatit dhe lojërave zbavitëse është +18.