Inkurajohet pjesmarrja e ndërmarrjeve private, në projektet kryesore teknologjike kombëtare

Qeveria kineze po mbështet ndërmarrjet private në drejtimin e përparimeve të mëdha teknologjike, duke u zotuar të përmirësojë mekanizmat për pjesëmarrjen e tyre në projekte kombëtare.

Kështu u shpreh z. Han Wenxiu, zv.drejtori ekzekutiv i zyrës së Komitetit Qendror për Çështjet Financiare dhe Ekonomike. Takimi. Sipas tij, gjatë ndërtimit të një ekonomie të tregut socialiste, duhet të luajë më mirë roli i tregut, duke krijuar një mjedis më të drejtë dhe më dinamik biznesi, për të ngjallë forcat e brendshme rritëse dhe vitalitetin inovativ të të gjithë shoqërisë kineze.

Për këtë, Kina do të nxisë funksionimet e pavarura dhe reforma të orientuara nga tregu të ndërmarrjeve shtetërore, do të nxisë ndërtimin e një mjedisi më të mirë për sektorin privat, duke ofruar më shumë mundësi nëpërmjet një mekanizmi afatgjatë që mbështet kompanitë private të afta të bëjnë pjesë në projektet kryesore teknologjike kombëtare. Ai theksoi edhe domosdoshmërinë e përpilimit të një ligji të ri për nxitjen e ekonomisë private.