Iniciativa e zhvillimit global, një qasje e re për të ardhmen globale

Java që kaloi shënoi fillimin e sesionit të 76 të Asamblesë së Përgjithëshme  të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, platforma më e madhe në shkallë globale. Si gjithmonë në raste të tilla vëmendjen  kryesore e marrin liderët e superfuqive botërore. Në debutimin e tij në OKB si lider I Shteteve të Bashkuara, Presidenti Joe Biden, bëri thirrje për solidaritet dhe unitet  kundër armiqve të përbashkët globalë si pandemia COVID -19, ndryshimet klimaterike, por edhe rreziqet e teknologjive të reja.
Presidenti kinez Xi Jinping nuk u ndal vetëm në evidentimin e  këtyre problematikave, por shpalosi propozime konkrete për zgjidhjen e tyre dhe theksoi nevojën  për rritje të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit në përballjen me keto sfida globale. Sipas tij bashkëpunimi me dhe nepërmjet OKB-së është aktualisht më I rëndësishëm se kurrë.  Në sintoni me homologun amerikan, mesazhi I presidentit kinez ishte gjithashtu një tthirje për  unitet ndërkombëtar në përgjigje të pandemisë dhe krizës shëndetësore.
Në mënyrë të veçantë  Presidenti Xi theksoi rëndësinë e vaksinimit, si arma më e fortë kundër pandemisë dhe u rishpreh për përgjegjësinë  që ndjen Kina për ta bërë vaksinën të aksesueshme nga të gjithë , me një vëmendje më të madhe  drejt vendeve të varfëra dhe atyre në zhvillim. Në vijim të saj Kina ndërmerr angazhimin për t’I siguruar shteteve më në nevojë një total  prej dy miliardë doza vaksinash, ndërsa 100 milionë vaksina do t’u dhurohen vendeve në zhvillim deri në fund të vitit.
Propozimi I Presidentit kinez  për një Iniciativë për Zhvillim Global I cili pati jehonë të gjërë në Asamble u shpalos në katër pika kryesore. Duhet të mundet COVID-19 dhe të fitohet kjo betejë vendimtare për të ardhmen e njerëzimit.  Për Presidentin Xi , detyra më urgjente për momentin është  që të gjitha vendet duhet të intensifikojnë bashkëpunimin ndërkombëtar anti-epidemik. Së dyti , duhet të ringjallet ekonomia dhe të ndiqet një zhvillim global më I fuqishëm, më ekologjik dhe  më I balancuar. Së treti, duhet të forcohet solidariteti dhe të promovohet respekti reciprok dhe bashkëpunimi I favorshëm në  zhvillimin e marëdhënieve ndërkombëtare. Së katërti, duhet  të përmisohet qeverisja globale dhe të praktikohet  multilaterizmi I vërtetë.
“Demokracia nuk është një e drejtë e veçantë e rezervuar për një vend individual, por një e drejtë për njerëzit e të gjitha vendeve që të gëzojnë.Suksesi  I një vendi nuk duhet të nënkuptojë dështimin e një vendi tjetër dhe bota është mjaft e madhe  për të përshtatur zhvillimin e përbashkët dhe përparimin e të gjitha vendeve. “ tha Xi.
Rishtazi edhe një herë në fjalimet e lidervë të shteteve të ndryshme në këtë Asamble u vërejtën pikëtakime rreth shqetësimeve të përbashkëta. Disa nga propozimet e Kinës janë në këtë rast të vlefshme. Edhe në se nuk ecin menjëherë drejt hedhjes së bazamentit për krijimin e një iniciative globale, duke formësuar edhe një pikë takimi për dialogun e mëtejshëm, ato japin një sinjal të fortë që do të ndihet në Uashtington dhe në qendrat e tjera  të rëndësishme të vendimmarrjes globale.