Studentët fitojnë 140 mandate në Serbi, lista e Vuçiqit mbetet në 103

Komisioni Republikan Zgjedhor i Serbisë ka konfirmuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare, sipas të cilave Lista Studentore ka fituar 140 nga gjithsej 250 mandatet në Kuvend, ndërsa lista e Aleksandar Vuçiqit, „Serbia e Bashkuar“, ka siguruar 103 mandate.
Vendimi u miratua më 5 nëntor, pas përfundimit të votimit të përsëritur në 53 vendvotime më 1 nëntor. 
Lista Studentore ka marrë 2.354.417 vota, ndërsa lista e Vuçiqit 1.731.323 vota.
Sa i përket përfaqësimit të pakicave, Koalicioni Shqiptar ka fituar dy mandate, po aq sa edhe Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës. Tre mandatet e tjera u takojnë listave të pakicave nga Sanxhaku. 
Me këto rezultate, Lista Studentore siguron shumicën absolute në Kuvendin prej 250 deputetësh.