Infantino: Kupa e Botës në Katar ishte më e mira ndonjëherë

DOHA, QATAR - NOVEMBER 19: FIFA President, Gianni Infantino Speaks Ahead of Opening Match of the FIFA World Cup Qatar 2022 at a press conference on November 19, 2022 in Doha, Qatar. (Photo by Christopher Lee/Getty Images)

Gianni Infantino ka thënë se Kupa e Botës në Katar ishte më e mira ndonjëherë. Ndonëse u shoqërua me shumë shqetësime në lidhje me vdekjen e shumë punëtorëve, kjo gjë nuk po e pengon të parin e FIFA t’ia japë këtë cilësim eventit të sivjetmë.

“Ky Botëror ishte më i miri i të gjitha kohërave”, u përgjigj shkurtazi ai.

Infantino i doli në mbrojtje këtij organizimi edhe më herët, duke i neglizhuar disa prej ankesave që u bënë për Katarin.