Shkalla e funksionimit të makinerive të ndërtimit në Kinë u ngjit në 37.38 për qind në dy muajt e parë të vitit, me 2.91 pikë përqindje më shumë në baza vjetore, sipas një indeksi kryesor të publikuar të enjten, cituar nga “Xinhua”.
Kryesuar nga prodhuesi i pajisjeve të rënda në Kinë, “SANY Group”, dhe një ofrues industrial i shërbimit të internetit, “ROOTCLOUD”, rritja e indeksit sinjalizon përshpejtimin e investimeve nëinfrastrukturë në Kinë.
Bizneset u rihapën dhe rritën operimet pas Festës së Pranverës, ndërsa shumë rajone nisën projekte të mëdha infrastrukturore, duke nxitur investime të forta në hekurudha, rrugë dhe energji.
Në Kinën qendrore, norma mesatare e funksionimit të makinerive të ndërtimit në dy muajt e parë të vitit ishte 44.32 për qind, krahasuar me 38.29 për qind në të njëjtën periudhë të 2024-s, që përfaqëson rritjen më të lartë rajonale në vend.