Incident i armatosur në Hanau të Gjermanisë, 8 persona mbetën të vdekur?!

Të shtëna me armë zjarri në dy bare në qytetin gjerman të Hanau, raportohet për së paku 8 persona të vdekur dhe 5 të tjerë të plagosur.

Raportohet se incidenti kanë ndodhur në Hanau, qytet afër Frankfurtit rreth orës 11:00 të mbrëmjes, sipas kohës lokale.

Mediat gjermane raportojnë se dhuna ka të ngjarë të ketë lidhje me bandat, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Një burrë besohet të ketë hapur zjarr ndaj viktimave nga një makinë në lëvizje.
Pas kësaj sulmuesi shkoi në një rreth tjetër dhe kreu edhe një sulm tjetër në rrethin e Kesselstadt.