Grenell emërohet drejtor i Inteligjencës Kombëtare në SHBA

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell që njëkohësisht është edhe ambasador i SHBA në Gjermani, i është caktuar edhe një tjetër detyrë e rëndësishme.

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se Grenell do të bëhet drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare.

“Jam i kënaqur t’ju njoftoj se ambasadori ynë shumë i respektuar në Gjermani, Richard Grenell, do të bëhet Drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare. Rick ka përfaqësuar vendin tonë jashtëzakonisht mirë dhe mezi pres të punoj me të”, shkroi Trump në Twitter.

Inteligjenca Kombëtare është zyre e cila koordinon dhe mbikëqyr punën e 16 agjencive të inteligjencës në mesin e të cilës edhe CIA.

Grenell do të pasojë në këtë pozitë Joseph Maguire.