Iku në Francë nga frika e bullizmit, Ferijani rrëfen historinë me djalin me Sindormin Down

Fëmijët me Sindromin Down janë dhuratë nga Zoti dhe prindërit duhet të jenë krenarë me ta, thotë Ferjan Shkreta, nënë e një dali 10-vjeçar me sindromin down.

 

“Me ju tregu prindërve që janë duke e vuajtur këtë dhimbje sikurse me Sindromën Doun, që në ndiheni shumë krenarë pasi që ata janë shumë të mirë edhe japin shumë shumë dashuri, ma shumë që jep një njeri normal, japin shumë dashuri”.

Ferjani është nga Maqedonia por tashmë disa vite jeton në Francë, gjersa rrëfen se ka ikur nga diskriminimi dhe frika e bullizimit.

“Deri sa kanë qenë në Maqedonia e kam pas shumë frikë bullizimin edhe bullimzi ka qenë frika ima e madhe por kur kam ardhur këtu jam ndjerë si nënë si të gjithë nënat tjera”.

Ajo tregon se atje, fëmijët me Sindromin Down angazhohen në bazë të talentit që kanë.

“Si ti bëjë fëmija 9 vjet deri në 10 vjet i marrin dhe e shikojnë se për çfarë e kanë trurin dhe punojnë edhe e kanë të ardhmen e vetë dhe e shikojnë se deri ku mundet të shkojë ky fëmijë, për shembull dikush e ka talentin për mjek, këtu ka dhe muzikant që janë dhe fëmijë me Sindrom Down e shfaqin talentin e tyre për muzikë”.

Ferjanit ka edhe një apel për prindërit që kanë bërë peticion për largimin e Ëmblës nga klasa në shkollën fillore në Gostivar.

“Ata që kanë bërë peticion me e largu këtë fëmijë nga shkolla dhe mos i japin përkujdesje në maksimum desha t’u them që ne vend që të shohim bullizmin, të japim pak më shumë dashuri pasi që kanë shumë nevojë edhe sot jeni mirë por nuk e dimë se me çka na sprovon zoti”.

Nëna e 10-vjeçarit tregon se në Francë djali i saj deri në moshën 9-vjepare ka shkruar në një shkollë me gjithë nxënësit e tjerë, duke mos ndjerë asnjë pengesë, përkundrazi, ka gjetur mbështetje dhe përkujdesje.