Jens Lehmann është figura më e komentuar sot nëpër mediat gjermane.
Ish-portieri i skuadrës së Arsenal dhe kombëtares së Gjermanisë, Lehmann duket se është tradhtuar nga nervat.
Ikona gjermane i është futur një komshiut të tij në garazh, me një sharrë elektrike me zinxhirë, përcjell lajmi.net.
Synimi i Lehmann ishte t’i prishte komshiut garazhin, pasi i bllokonte pamjen e liqenit.
52 vjeçari, sipas ‘Bild’, ka tentuar t’i fikë kamerat e sigurisë por ka dështuar dhe pamjet e tij janë xhiruar në kohë reale dhe mbahen si dëshmi nga pronari.
Lehmann ka shkaktuar dëme të mëdha me sharrën e tij. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe Lehmann tashmë hetohet për vandalizëm dhe dëme që shkojnë deri në 10 mijë euro së paku.



