Fenerbahce dhe Galatasaray kanë luajtur baras pa gola 0-0 në derbin e madh të Stambollit.
Dy skuadrat vazhdojnë të kenë një rivalitet të ashpër në Superligën e Turqisë, pasi pas 17 xhirove kanë nga 44 pikë dhe vazhdojnë garën për titullin e kampionit në Turqi.
Por përderisa gola nuk pati, ka pasur raste të tjera që janë bërë virale nga debi i Stambollit.
Në një moment të sfidës, sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi ishte shumë afër të pësonte lëndim të rëndë në kokë. Ai u përplas me shtyllën pingule, duke ngjallur frikë të madhe te të gjithë të pranishmit.
Por pasi ra në tokë, Icardi u ngrit pas disa sekondave, megjithatë ai ka një shenjë në fytyrën e tij pas këtij rasti.
Argjentinasi ka publikuar disa foto nga darka familjare e krishtlindjeve, derisa nën syrin e tij duket shenja që i ka mbetur nga ‘përqafimi’ që i bëri shtyllës.
Gjithsesi sulmuesi argjentinas ka shpëtuar mirë pasi ka mundur të pësoj lëndim shumë më të rëndë.