Ibrahimovic për Leaon: Ai nuk e di sa i fortë është, i kam thënë të rrijë në Milan

Zlatan Ibrahimovic ka folur me elozhe për bashkëlojtarin e tij te Milani, Rafael Leao.
Suedezi nuk i kurseu lëvdatat për portugezin, duke thënë se as vetë ai nuk e di sa i fortë është, teksa shtoi se i ka kërkuar që të rrijë në Milan.

“Leao është i veçantë. As vetë ai nuk e di sa i fortë është. I kam thënë që të rrijë në Milan, këtu është i lumtur”, tha fillimisht sulmuesi, transmeton lajmi.net.

Tutje lojtari foli edhe për Kvaratskhelian dhe Amrabatin duke thënë se e kanë befasuar për të mirë.

“Jam i befasuar nga Kvaratskhelia dhe Amrabat, janë vërtet lojtarë të mirë”, përfundoi ai.