Ibrahimi: Mediat e Prishtinë nga veriu raportojnë njësoj si ato të Beogradit

-Është një tjetër paradoks në mediat shqiptare në Kosovë.

Raportimi për krizën në veri dhe rreth vendimit të qeverisë, ka qenë më i keqi ndonjëherë -pa asnjë standard dhe me veprime të qëllimshme ndaj qeverisë qendrore. Pamjet janë të njëjta siç raportojnë mediat e Beogradit dhe Moskës nga Kosova. Sigurisht pa harruar elementet ‘proxy’ serbo-ruse nga rajoni. Keqpërdorimet e disa portaleve dhe individëve në emër të shtypit të lirë, dhe se kush mund të jetë gazetar, janë një ndër shkaqet e krizës së raportimit në Kosovë.

* Selim Ibraimi, analist