Anëtari i kryesisë qendrore të Alternativës, Zekirja Ibrahimi, thotë se është koha e fundit që BDI-ja të shkojë në opozitë. Në një intervistë për LAJM, ai ka thënë se, Ahmeti si Gruevski nuk rrëzohet në zgjedhje, por në shesh.
Ibrahimi: Koha që BDI të shkojë në opozitë, Ahmeti si Gruevski rrëzohet në shesh (VIDEO)
Ibrahimi: Koha që BDI të shkojë në opozitë, Ahmeti si Gruevski rrëzohet në shesh (VIDEO)
Posted by Lajm TV on Monday, July 20, 2020
“Do të thotë se në shesh rrëzohet. Ka disa vite që ne i fitojmë zgjedhjet por që BDI-ja përmes manipulimeve tjera arrinë që ta merr pushtetin. Shqiptarët e dinë se si rrodhën edhe zgjedhje e vitit 2016 dhe ato lokale. Kjo e fundit kur kishim një akumulim të fuqishëm të entuziazmit të popullit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për ndryshim dhe kjo nuk rezultoi me ndryshim për faktin se ata arrinë përmes formave tjera alternative ta uzurpojnë pushtetin. Andaj kujtoj se ashtu siç nuk ra Gruevaki përmes zgjedhjeve, nuk do të bjerë as Ahmeti përmes zgjedhjeve. U mbetet shqiptarëve të Maqedonisë të vendosin, për formën më të thjeshtë e kam dhënë mendimin tim. Mendoj se shqiptarëve u duhet të kenë demokraci, të kenë edhe parti të pushteti edhe opozitës, andaj është koha e fundit që BDI-ja ta merr rolin e opozitës shqiptare”, tha Zekirja Ibrahimi nga Alternativa.
Sipas tij, akoma është herët të flitet për negociatat për formimin e qeverisë pasi akoma nuk janë cerfifikuar mandatet e deputetëve dhe akoma fituesi i zgjedhjeve nuk e ka marrë mandatin zyrtarisht nga Presidenti i vendit.
“Akoma është herët të fillohet me negociata për bashkëqeverisje sepse duhet të çertifikohen mandatet e deputetëve, pastaj është faza kur fituesi I zgjedhjeve e merr mandatin dhe ai në fakt I fillon negociatat me pjesmarrësit e mundëshëm në Qeveri. Gjatë këtyre ditëve akoma është herët të flitet për bashkëpjesmarrjen në qeveri sepse akoma s’ka asnjë mandatar të certifikuar për të formuar qeverinë”, tha Zekirja Ibrahimi nga Alternativa.
Ibrahimi thotë se, rezultatet e KSHZ-së janë skandaloze, por për njohjen ose jo të zgjedhjeve fjalën e fundit do ta thonë partitë Alternativa dhe Aleanca, sot ose nesër.
“Unë e shprehi vetëm mendimin tim personal kurse për vendimet e partive shpresoj që sot ose nesër do të ketë qendrime zyrtare. Ajo cfarë unë e them që rezultatet e KSHZ-së janë skandaloze për faktin që anulohen me një vijë të gjitha ankimimet për parregullësitë. Për mua ato janë rezultate skandaloze dhe të parëndësishme për jetën demokratike në Maqedoninë e Veriut”, tha Zekirja Ibrahimi nga Alternativa.