Bloomberg: Elita ruse ka marrë vaksinë kundër Covid-19 qysh në muajin prill

A lab technician holds a vile of a COVID-19 vaccine candidate during testing at the Chula Vaccine Research Center, run by Chulalongkorn University in Bangkok, Thailand, Monday, May 25, 2020. Researchers in Thailand claim to have promising results with the vaccination on mice, and have begun testing on monkeys. (AP Photo/Sakchai Lalit)/XSL102/20146185755791//2005250759

Përfaqësuesit e elitës ruse si top menaxherë, zyrtarë shtetëror dhe biznesmenë, prej muajit prill kanë marrë vaksinë eksperimentale kundër koronavirusit, në suaza të programit të fshehtë për hulumtim të vaksinës së re, njofton Bloomberg.

Vaksina është përpunuar nga Qendra hulumtuese-shkencore shtetërore për epidemiologji dhe mikrobiologji “Nikollaj f. Gamalei” nga Moska.

Agjencia u referohet pjesëmarrësve anonim në program.

Në program kanë marrë pjesë disa qindra persona dhe ajo është fshehur nga opinioni që të shmanget fluksi i kërkesave të kandidatëve potencial të cilët duan të mbrohen nga infeksioni i koronavirusit.

Mes atyre të cilët kanë marrë vaksina janë top menaxherët e “Rusal”, njëri nga prodhuesit më të mëdhenj botëror të aluminit, ndërsa propozohet edhe te prodhuesit dhe përfaqësuesit e gjigantit kimik rus “FosAgro”, por prej atje gjoja ende e shqyrtojnë propozimin.

Edicioni nuk di sipas cilave parime janë përzgjedhur pjesëmarrësit në vaksinim, e cila ka qenë falas, ndërsa personat e vaksinuar kanë nënshkruar deklarata se janë të vetëdijshëm për rreziqet e mundshme.

Disa biznesmenë, sërish, kanë refuzuar të marrin pjesë për shkak të rreziqeve,dhe kanë preferuar të presin që fillimisht vaksina të provohet te vullnetarët.

Si në SHBA, Kanada, Britani të Madhe dhe vendet tjera perëndimore, ashtu edhe në Rusi për momentin bëhen hulumtime për vaksinë të arritshme kundër infektimit nga Covid-19.

Sipas Bloomberg, hulumtimet zyrtare për vaksinë në vend kanë filluar në qershor me testim të grupit të parë prej 18 personave. Hulumtimet zgjasin ende. Një grup tjetër prej 20 vullnetarëve sot është liruar nga qendra klinike ushtarake “N.N. Burdenko” në Moskë.

Kiril Dimitriev, drejtor i Fondit rus për investime direkte, vullnetarisht ka marrë pjesë në hulumtimin për vaksinim kundër Covid-19 në institutin “Gemalei”. Sipas tij, vaksinimi masiv në Rusi pritet të ndodh dhe të përfundojë gjatë vitit të ardhshëm.

Sipas shkencëtarëve rus, që të parandalohet epidemia, vaksinë duhet të marrin rreth 60 për qind e popullatës në vend.